Nuk ndalet Juventusi, mposht edhe Lazion

Spread the love
Nuk ndalet Juventusi, mposht edhe Lazion
...

Juventusi ka vazhduar me fitore në rrugën drejt titullit të radhës në Serie A.

“Zonja e Vjetër” këtë herë mposhti Lazion në kuadër të xhiros së 21-të, me rezultat 1 me 2.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Emre Can realizoi autogol për t’i dhënë epërsinë Lazios në minutën e 59-të, ndërsa Joao Cancelo barazoi gjithçka në minutën e 74-të. Cristiano Ronaldo realizoi nga penaltia në minutën e 89-të për fitoren e 19-të nga 21 ndeshje.

Te Lazio për 90 minuta mbrojti Thomas Strakosha, ndërsa në minutën e 81-të u inkuadrua edhe mesfushori Valon Berisha.

Juventusi prin bindshëm në tabelën e Serisë A me 59 pikë, 11 më shumë se Napoli që e ndjek

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*