Dështon seanca për “Veteranët e rrejshëm”

Spread the love

Dështon seanca për “Veteranët e rrejshëm”

MË: 28 JANAR 2019 NË ORA:

Pamje nga seanca

12 të akuzuarit që do të përgjigjen të parët janë pjesëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve.

Gjyqtarja Nushe Meta siç sot po shihet nuk janë krijuar kushtet ligjore për të mbajtur seancën e shqyrtimit fillestar edhe pse gjykata ka paraparë që sot të mbahet seanca e gjykimit fillestar dhe të shqyrtohet masa e kërkuar nga seanca, kështu që seanca e sotme do të shtyhet për një datë tjetër.

Prokurori tha se në evidencën e tyre nuk shihet se shkresat i kanë pranuar të gjithë avokatët.

Prokuror në këtë rast do të jenë Valdet Gashi dhe Enver Krasniqi.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari,  kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale.

Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj nuk ishin të pranishëm.

***

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, ka thënë se nuk plotësohen kushtet ligjore që kjo seancë të mbahet dhe se seanca do të shtyhet për një datë tjetër.

Dy prokurorë specialë në gjykatë për aktakuzën “Veteranët e rrejshëm”

Dy prokurorë specialë do ta përfaqësojnë në gjykatë aktakuzën e njohuri si ‘Veteranët e rrejshëm’.

Pak minuta para se të nisë seanca e parë në rastin e ‘Veteranëve’, në gjykatore janë shumica e të akuzuarve.

Përveç prokurorit special Enver Krasniqi, i cili ishte caktuar për ta përfaqësuar këtë aktakuzë, i pranishëm është edhe prokurori special, Valdet Gashi.

Ministri Rrutem Berisha nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës.

“Për shkak të agjendës që kam pasur nuk kam mundur të marrë pjesë në seancë. Arsyetimin tim ua kam dorëzuar me kohë gjykatës. Në seancën e ardhshme do të jemi i pranishëm”, ka thënë Berisha.

Në seancë mungojnë edhe të akuzuarit, Faik Fazliu e Smajl Elezaj. Fazliu përmes një shkrese për gjykatën ka thënë se është në trajtim mjekësor jashtë vendit.

Ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, pritet që këtë të hënë të njihen zyrtarisht me akuzat të cilat ua ngarkon Prokuroria Speciale e Kosovës, në rastin e njohur të veteranëve.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, pritet që në fillim të javës të ulen në bankën e të akuzuarve.

***

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet shqyrtimi fillestar në lidhje me aktakuzën për rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”.

***

Sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj 12 të akuzuarve në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”.

12 të akuzuarit që do të përgjigjen të parët janë pjesëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari,  kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale.

Njëri nga të akuzuarit në këtë rast, është edhe anëtari i komisionit, Xhavit Jashari.

Ai ka pohuar  se të hënën në orën 10:00 do të fillojë shqyrtimi ndaj 12 të akuzuarve, ku do të njihen edhe zyrtarisht me akuzat të cilat ua ngarkon Prokuroria.

Jashari ftesën ndaj tij e ka quajtur spektakël politik.

“Ftesën na i kanë dërguar prej orës 10:00. Unë mendoj se ky është një spektakël politikë dhe medial. Nuk jam unë ai që ja kam njohur dikujt të drejtën e veteranit. Megjithatë, prokuroria e kanë paraparë kështu, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem organeve të drejtësisë, në çdo kohë dhe në çdo moment. Dhe absolutisht nuk brengosem për këtë çështje. Është një lojë politike. E kanë futur emrin tim aty, ata e dinë pse e kanë fut emrin”, tha ai.

Sa i përket dyshimeve të listave të fryra të veteranëve, edhe pse ka qenë në komision, Jashari mohon të ketë pasur dorë në këtë proces.

“Nuk mundet organizata  e veteranëve me dit këtë çështje, sepse unë di plotë veteran që  nuk kanë marrë kartela dhe nuk janë anëtar të shoqatës. Unë kam qenë në komision, por ata që  ja kanë njohur të drejtën janë komandantë të zonave, duke filluar prej të Istogut. Ata e kanë ditur se kë e kanë pasur ushtar, sepse unë tash nuk mund ta di as 0,1 për qind se sa ka pasur ushtar. Unë absolutisht nuk e di, edhe pse kam qenë në komision”, ka përfunduar ai.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 12 ish-anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranit të UÇK-së. Prokuroria Speciale i akuzon ata për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata ia kishte kthyer për përmirësim dhe qartësim këtë aktakuzë Prokurorisë Speciale, me arsyetimin se përshkrimi faktit i veprës penale ishte konfuz dhe si i tillë nuk lejonte mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të procesit./Bota Sot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*