Vdes djali i Nexhat Dacit nga orteku në Brezovicë

(E plotësuar) – Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar.
“Njëri ka vdekur”, ka thënë një epror i lartë i Policisë së Kosovës.
Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.
Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami.
Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.
Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.
Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.
“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.
Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun./Bota sot
Leave a Reply