Qytetarët ankohen për vështirësi në qarkullim, MI-ja thotë se gjendja në rrugë është e mirë

Spread the love

Image result for moti ne kosov rruget

Vështirësi qarkullimi kanë shkaktuar reshjet e borës në 24 orët e fundit në vend.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, gjendja e rrugëve në Kosovë është e mirë. Skënder Gashi, drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve, ka thënë për KTV-në se auto-udha “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi” janë në gjendje të mirë dhe pa ngrica.

“Rrugët nën përgjegjësinë tonë janë në gjendje të mirë. Edhe ato kodrinoro-malore,sikurse ajo nga Peja për në Rozhajë, rrugët për Glloboçicë, Rugovë e Bogë, janë në gjendje të kalueshme. Në këto rrugë rekomandohet kalimi me pajisje dimërore dhe zinxhir”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, në aeroportin “Adem Jashari”, fluturimet po realizohen sipas planit dhe, sipas zëdhënësit Unidon Krasniqi, vetëm një fluturim nga Stambolli për në Prishtinë ka pasur vonesë prej 2 orësh.

Me probleme nëpër rrugë po ballafaqohen edhe qytetarët e Prishtinës dhe kryesisht ata në periferi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*