Aksidente me të lënduar në rajonin e Ferizajt

Spread the love

Aksidente me të lënduar në rajonin e Ferizajt

 

Policia raporton se gjatë ditës së djeshme, ku pati shumë reshje të borës, veç në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur dy aksidente me të lenduar.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Greme, Ferizaj 25.01.2019 – 09:00. Ka ndodhë një aksident trafiku mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri prej ngasësve dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Nikaj, Kaçanik 25.01.2019 – 15:05. Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*