Njoftim i rëndësishëm nga NASA

Shkenctarë nga NASA kanë deklaruar se jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme, trasnmeton Gazeta Metro
Që nga zbulimi i Plutonit në 1930-ën e deri më sot, janë identifikuar mbi 3500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore, duke treguar kështu se sfidat për NASA-në viteve të fundit janë shumëfishuar.
Sipas Tony del Genio, përfaqësues i NASA-s, janë duke u munduar të gjejnë se cilat nga planet kanë kushte më të mira jetese.
“Para se të kërkojmë për jetë, ne po përpiqemi të identifikojmë se cilët nga këto planet ka kushte klimaterike për të pasur jetë”, ka thënë ai.
Sipas tij kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka, duke i ndihmuar shkencëtarët të eliminojnë botë të pajetueshme nga ato që mund të kenë premtime për jetën, siç është hëna e akullt Enceladus dhe Europa./gazetametro.net
Leave a Reply