Arrestohet 44 vjeçari kosovar në Zvicër, kreu 80 vjedhje për gjashtë vite

Spread the love
...

Policia kantonale e Valais ka ndaluar një 44-vjeçar nga Kosova, i cili që nga viti 2013, kishte kryer 80 vjedhje, shkruan zvicerania ‘Blick’.


Sipas saj, vetëm në kantonin e Valais, kosovari kreu 34 vjedhje, duke marrë rreth 40 mijë franga.

Vepra e fundit në gusht të vitit 2018 ishte fatale për kosovarët që banonin në kantonin e Biel-it, siç njoftoi të martën policia kantonale e Valais.

Një punonjës vuri re vjedhjen e portofolit, por edhe pse hajduti arriti që të ikë, policia e ka identifikuar personin, të cilin e arrestoi, përcjell albinfo.ch.

Ai shkonte me biçikletë në çdo vend ndërtimi dhe kishte vjedhur kartelën e punëtorëve të ndërtimit, përcjell tutje albinfo.ch.

Ai arriti që të tërheq para me kartat bankare të vjedhura, sepse disa nga pronarët kishin mbajtur kodin PIN brenda kuletave të tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*