
Policia njofton për dy raste të kontrabandës me lopë në Viti.
Njoftimi i plotë i policisë:
Viti 19.01.2019 05:45. Raportohet se njësiti policor ka ndaluar një kamion transportues, me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull shqiptar, i cili po transportonte shtate krerë kafshe (lopë) për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion. I dyshuari së bashku me kamionin dhe ngarkesën dërgohen ne Stacionin Policor. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit, i dyshuari dhe kamioni i tije me kafshë lirohen ne procedurë te rregullte.
Viti 19.01.2019 05:50. Raportohet se nga njësiti policor, është ndaluar një kamion transportues, me tabela vendore, me vozitës i dyshuari mashkull shqiptar, ku gjate kontrollimit ne kamionin e tije janë gjetur dy kafshe ( lopë) për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion. I dyshuari me kamionin dhe ngarkesën dërgohen ne Stacionin Policor. Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar së bashku me kamionin dhe ngarkesën (kafshët). Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.
Foto ilustrim
Leave a Reply