Plagoset një person gjatë një ahengu familjar në Sadovinë të Vitisë

Spread the love

Të enjten pasdite është plagosur aksidentalisht një person në fshatin Sodovinë e Qerkezëve të Vitisë gjatë një ahengu familjar, me ç’rast i plagosuri është dërguar në spital. Për këtë rast, Policia ka arrestuar të dyshuarin, raporton Plus Tv.

Sipas policisë, ky i fundit derisa kishte qenë në një aheng familjar kishte gjuajtur me armë zjarri, si pasojë aksidentalisht ishte plagosur viktima mashkull shqiptar i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas mjekut, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe ende mbetet në tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*