Mësuesit në grevë– nxënësit në shtëpi

Spread the love

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) është e vendosur që të mos tërhiqet nga greva në arsim derisa në Projektligjin për paga koeficientet e punëtorëve të arsimit nuk ngrihen për 30 për qind, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë qëndrim e ka dhënë të martën kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komisionit parlamentar për arsim ku është diskutuar për grevën në arsim.

Në këtë mbledhje ka qenë prezent edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, i cili i ka ftuar SBASHK-un që të gjejnë një zgjidhje e të tërhiqen nga greva.

Sipas kryetarit të SBASHK-ut, që nga muaji maj Sindikata ka shprehur shqetësime për Projektligjin për paga, por askush nuk e ka marrë mundin t’i dëgjojë kërkesat e tyre. Ai ka bërë të ditur se grevën do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim derisa nuk ka hapa konkretë.


Rekomandime

Pas ‘ultimatumit’ të SHBA’së për taksën 100%, nga Qeveria thonë se do rishikohet vendimi!
15/01/2019 | 22:16

Pasojat shkatërrimtare për Britaninë, pas dështimit të BREXIT
15/01/2019 | 21:53

Detaje interesante nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së: Birra dhe 16 orë intervistë…
15/01/2019 | 19:36

Carla del Ponte: Është tepër vonë të dënohen komandantët e UÇK’së për krime lufte
15/01/2019 | 19:01
Më të fundit

Rrëfim tronditës: Si e porositi gruaja nga Suhareka vrasjen e burrit të saj tek komshiu
16/01/2019 | 09:07

Putin para vizitës në Beograd, ka një mesazh provokues për SHBA’të
16/01/2019 | 08:52

Mësuesja kosovare ju shkruan një letër emocionuese nxënësve
16/01/2019 | 08:47

Sot dalin para Gjykatës ish-zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit
16/01/2019 |

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*