Thaçi: LDK dhe VV janë në kundërshtim me interesin shtetëror

Spread the love
...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas mbajtjes së takimit koordinues për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka shfaqur përsëri shqetësimin e tij se ikja nga përgjegjësia dhe bojkotimi i këtij takimi nga dy partitë opozitare  LDK dhe VV, janë në kundërshtim me interesin tonë shtetëror dhe partnerët strategjik, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se nuk duhet askush nuk duhet të hezitojë që të marrë përgjegjësi në këtë fazë përfundimtare të dialogut me Serbinë, pasi nga kjo marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse Kosova fiton njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

Presidenti vendit ka mirëpritur takimin e mbajtur sot dhe ka vlerësuar lartë përpjekjet e Kryeparlamentarit Veseli për unitet të partive politike në Kosovë, që në dialogun me Serbinë të jenë njëzëri.

Postimi i plotë:

E mirëpres dhe mbështes takimin e sotëm koordinues për dialog, si një veprim i domosdoshëm për bashkërendimin e hapave në fazën finale të dialogut. Kosova me vështirësi po e ndërton unitetin e domosdoshëm në çështjet e interesit shtetëror. Mirëpo, nëse do të jemi të bashkuar, ne do ta përmbyllim me sukses edhe këtë kapitull të shtetndërtimit. Si President i Republikës së Kosovës, vlerësoj lart përpjekjet e kryeparlamentarit Veseli për koordinimin ndërinstitucional dhe atë ndërmjet grupeve parlamentare për forcimin e unitetit politik. Pavarësisht shkaqeve të mundshme, ikja nga përgjegjësia politike dhe bojkotimi i këtij procesi është në kundërshtim me interesin tonë shtetëror dhe atë të partnerëve tanë strategjikë. Prandaj, askush nuk duhet të hezitojë që të marrë përgjegjësi në këtë fazë përfundimtare të dialogut, i cili pritet të përfundojë me një marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse, që Kosovës do ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE, ka shkruar Thaçi në Facebook./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*