Maradona e stërtepron me Messin: Ma mirë mos u kthe në kombëtare

Spread the love

Maradona e stërtepron me Messin: Ma mirë mos u kthe në kombëtare
10/01/2019 |

...
Legjenda e futbollit Maradona, i cili kohëve të fundit nuk po mundet të përmbahet nga drogat dhe alkooli, ka akuzuar mesn se nuk është lider, dhe s’ka çka kthehet te Kombëtarja e Argjentinës, trasnmeton Gazeta Metro.

Për Lionel Messin gjithmonë do ketë një peng të madh në karrierën si futbollist, vetëm suksesi me Argjentinën i ka munguar.

Këtë gjë ia vë në dukje gjithmonë sapo i jepet mundësia Diego Armando Maradona-s, njofton Klan Kosova.

Së fundi, ish-legjenda e ”Albiceleste” është shprehur se Messi nuk ka qenë dhe nuk do jetë kurrë një lider në kombëtare:

“E dua Messin me gjithë zemër. Ata duan ta bëjnë atë lider por ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, sepse ai dëshiron të jetë në botën e tij sportive dhe me familjen e tij”, u shpreh Maradona për gazetën Ole.

Pak ditë më parë 58-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar disa nga venat e gjakut.

Por, ai nuk ndalet duke e evidentuar Messin si një lojtar që shkëlqen te Barcelona sepse mbështetet shumë nga shokët e skuadrës dhe loja është në rrjedhshmëri grupi, ndryshe nga se ndodh te Argjentina, ku nuk ka lojtarë të të njëjtit kalibër dhe aty dështon të marrë ekipin i vetëm përpara.

Më herët Maradona ka deklaruar se Messi shkon 20 herë në tualet para se të dalë në fushë kur luan me Argjentinën. Ai shtoi se nëse do ishte trajner i kombëtares së tij nuk e merrte më në skuadër 31 vjeçin. /gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*