Trump do ta vizitojë Serbinë vetëm nëse arrihet paqe me Kosovën

Spread the love

...

Presidenti i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund ta vizitojë shtetin e Serbisë vetëm atëherë kur kjo e fundit arrin një marrëveshje përfundimtare të paqes me Kosovën, ka bërë të ditur sot shefi i diplomacisë së Jashtme, Ivica Dacic, transmeton Gazeta Metro.

Dacic duke folur për mediumin serb “Tanjug.rs”, ka deklaruar se ka ftuar presidentin amerikan Trump dhe sekretarin e tij, Mike Pompeo për një vizitë në Serbi, por sipas tij kjo mund të ndodhë vetëm kur të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“E kam ftuar Pompeon (Mike, sekretar amerikan i Shtetit) të vijë Serbi. E kemi ftuar edhe Trumpin ta vizitojë Serbinë, por mendoj se vizita do të bëhet pasi të arrihet njëfarë marrëveshjeje për stabilitetin rajonal”, ka thënë Dacic.

Po ashtu Dacic ka lidhur këtë me marrëveshjen që do të arrihet në fillim të muajit mars mes Prishtinës dhe Beogradit, duke lënë të nënkuptohet që kjo marrëveshje do të nënshkruhet përfundimisht pas Bruskelit, në SHBA, Washington DC.

Kujtojmë se Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, është e interesuar që kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të kryhet sa më shpejt dhe se nuk do të tolerohet hezitimi i asnjërës palë.

Kjo e fundit që thotë burimi i Metros, thuhet edhe në letrën e Presidentit amerikan, Donald Trump “Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”, thuhet në letrën e Trump dërguar Presidentit Thaçi./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*