Përkujtohet Bekim Miftari, i vrarë nga organizata terroriste serbe “Dora e Zezë”

Spread the love
Përkujtohet Bekim Miftari, i vrarë nga organizata terroriste serbe “Dora e Zezë”

20 vjet më parë, në rrethana të panjohura ishte vrarë në mënyrë tinxare në vendin e tij të punës Bekim Miftari. Bekmi ishte në vendin e tij të punës kur u likuidua nga organizata terroriste serbe “Cerna Ruka” ose “Dora e Zezë” , e cila kishte mision të vetëm shfarosjen e popullatës shqiptare në Kosovë, transmeton Plus Televizion.
Vrasja e tij kishte ndodhur me 04 janar të vitit 1999, në kohen kur UÇK kishte filluar me aksionet kundër okupatorit serb në Kosovë, dhe të ndodhur në një situatë pasigurie, bishat serbe përmes kësaj organizate vrisnin shqiptarë të pafajshëm.
Bashkëvendasit e Bekimit, kanë bërë homazhe pran varrit të martirit të lirisë Bekim Miftari, i cili pushon në varrezat e fshatit Sodovinë e Jerlive, duke vendosur kurora lulesh./PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*