Shefi i Federatës Malazeze: Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme

Spread the love
Shefi i Federatës Malazeze: Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme
  • 02/01/2019 /...

Kryetari i Federatës Malazeze të Futbollit (FMF) Dejan Savicevic, ka thënë se askush nuk duhet ta nënçmojë Kosovën, dhe se kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për tu organizuar, trasnmeton gazetametro.net


Lojtari i famshëm i Real Madrid, legjendë e futbollit malazez, Dejan Savicevic ka thënë se Mali i Zi nuk pati fat, me shortin.

“Para kualifikimeve, na pret Anglia, Çekia, Bulgaria dhe Kosova”, por Kryetari i FMF është ndalur veçanërisht te ndeshja me përfaqësuesen e Kosovës, trasnsmeton gazetametro.net

“Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme – ndeshja e parë me Serbinë, tash edhe me Kosovën. Këto janë ndeshjet që janë më të vështirat për t’u organizuar. Kosova është ekipi i vetëm që dua t’i shmangem. Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme, dhe askush nuk duhet t’i nënvlerësojë ata. Kosova ka më shumë lojtarë në sfond, i kanë marrë krahët dhe kanë entuziazëm pas lojëve të mira në Ligën D”, ka thënë Savicevic.

Ai konsideron se Anglia dhe Çekia janë favorit të grupit, por Kosovën e sheh si ndeshjen më të rrezikshme në fushë të futbollit, por edhe jashtë saj, sa i përket organizimit të ndeshjes që lidhet edhe me aspektet e sigurisë. /gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*