Këtë të hënë në fshatin Skifteraj të Vitisë është bërë përurimi i ambulantës së re.
Në përurimin e kësaj ambulante mori pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokolo Haliti, së bashku me drejtorin DSHMS, Basri Aliu, mjek të kësaj ane dhe banorë të fshatit.
Me këtë rast i pari i Vitisë i përgëzoi banorët e kësaj ane për këtë qendër të mjekësisë e cila do të jetë në shërbim të shëndetit të banorëve të këtij fshati.
Haliti tha se hapja e kësaj ambulance është dëshmi se në Viti po zgjerohet rrjeti i shërbimeve shëndetësore efikase për qytetarët.
Edhe drejtori i DSHMS, Basri Aliu, ka përgëzuar banorët e këtij fshati për ambulantën e re.
Në objektin e ri shëndetësor do të mund të kryhen shërbime 5 ditë pune ndërsa mjeku do të jetë i pranishëm 1 herë në javë.
Ky invesim është bërë nga buxheti komunal në bashkëpunim me mërgatën, transmeton Plus Tv.
Leave a Reply