Le Pen: Kosova është bërë koloni e SHBA-së

Spread the love

Le Pen: Kosova është bërë koloni e SHBA-së

MË: 31 DHJETOR 2018

Jean-Marie Le Pen

Themeluesi dhe ish-lideri i partisë së djathtë ekstreme franceze Fronti Kombëtar (FN), Jean-Marie Le Pen ka bërë kritika të reja në drejtim të Kosovës.

Themeluesi dhe ish-lideri i partisë së djathtë ekstreme franceze Fronti Kombëtar (FN), Jean-Marie Le Pen ka deklaruar se Kosova në planin strategjik është shëndrruar në koloni amerikane dhe se SHBA atje kanë bazën ushtarake më të madhe në Evropë.

Ai shtoi se qëndron kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke pyetur se çfarë i nevojitet Prishtinës një ushtri e tillë duke “mos pasur kapacitete administruese për të”.

Le Pen u shpreh se shqiptarët me ndihmën e perëndimoreve kanë dëbuar serbët nga Kosova.

“Nëse Putin do të ishte në qeverisje të Rusisë në atë kohë, SHBA nuk do ta bombardonin Serbinë, e as Kosova nuk do të ishte e pavarur”, përfundoi ai./Bota Sot/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*