Një vjedhje është kryer në xhaminë e qytetit të Vitisë në natën e së enjtes.
Persona të panjohur kanë hyrë brenda xhamisë dhe kanë thyer dyert e këshillit të bashkësisë islame në objekin e xhamisë.
Hajnat kanë arritur të marrin rreth 3 mijë euro, transmeton Plus Tv/
Rastin për Plus Tv e ka konfirmuar edhe Husamednin Hoxha, kryetar i Këshillitë të Bashkësisë Islame të Vitisë.
Ai tha se Xhemati kur kanë shkuar dje për ta falur namazin e sabahut, kanë vërejtur se aty gjatë natës kishte hajna.
Rasti menjëherë është paraqitur te Policia e Kosovës e cila me njësitet e saja përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes.
Aktualisht nuk ka persona të dyshuar, transmeton Plus Tv.
Leave a Reply