Thirrje për paqe dhe dialog në meshën e Krishtlindjes

Spread the love

Thirrje për paqe dhe dialog në meshën e Krishtlindjes

Thirrje për paqe dhe dialog në meshën e Krishtlindjes

Mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi u dhanë në kremten e Krishtlindjes, ku mesha kryesore e shënimit të kësaj feste u mbajt në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Mesha u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili u lut për më shumë mirëkuptim, paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji bëri thirrje për më shumë dialog mes njerëzve.

“Dialogu është parakusht i paqes, i pajtimit dhe të së mirës së përbashkët. Buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë të të gjithëve, këndej askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdor apo ta mohojë nevojën për te. Dëshiroj që këtë natë të shenjtë të ftojë popullin tim shqiptar, kudo që jeton të jetë i vetëdijshëm se udhëtimi shekullor drejt udhëtimit në familjen e popujve të qytetëruar ka qenë tejet i vështirë. Kjo që gëzojmë sot, por edhe përbashkimi jonë në këtë Kishë, duhet të kuptohet se është se është një sakrificë e gjeneratave të shumta që është fituar me djersë dhe mund dhe me gjak”, ka deklaruar Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës ka ftuar popullin shqiptar që ketë kujdes dhe të mos ndikohet nga padrejtësitë që mund të bëhen nga të tjerët.

“Duhet të kihet kujdes që asnjë dështim i yni apo padrejtësi që na bëjnë të tjerët të mos rrezikojë bashkudhëtimin tonë drejt së ardhmes me popujt e tjerë të Evropës dhe rajonit, sepse e dimë mirë se si kemi pësuar kur kemi gabuar”, tha Imzot Dodë Gjergji.GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*