Haradinaj godet Brnabic’in: Qysh s’i erdhi marre…

Spread the love

...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ju është kundërpërgjigjur kryeministres serbe Ana Brnabic, pasi kjo e fundit i dërgoi letër Shqipërisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.


Brnabic ditë më parë ju ka drejtuar me një letër Shqipërisë, më saktë kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nga ky i fundit që të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazetametro.net.

“Ju po e shihni kryeministrja e Serbisë vazhdon me letra për Qeveritë e ndryshme, nuk i ka ardhën marre me i dërgu një letër edhe Edi Ramës, me kërku tërheqjen e njohjes, pra përderisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë se çfarë kemi vepruar ne”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu foli edhe për taksën e vendosur muaj më parë për produktet e Serbisë dhe Bosnjës, duke u shprehur i bindur se taksa është e drejtë e Kosovës dhe se me këtë vendim Qeveria e Kosovës po mbron sigurinë kombëtare, shkruan gazetametro.net.

“Sa i përket taksës është e drejtë e jona, ne e mbrojmë sigurinë tonë kombëtare”, tha Haradinaj.

Haradinaj këto komente i bëri pasi ka marrë pjesë në ngjarjen e organizatës ‘Autizmi flet’, e cila ka për qëllim të ofrojë ndihmë për fëmijët me autizëm, shkruan gazetametro.net.

Vlen të cekët se kryeministri me këtë rast ka blerë 60 kartolina të punuara nga fëmijët me autizëm./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*