-
23/12/2018

Ndonëse në gjithë Kosovën çmimi i naftës 1.14 dhe tutje, në Gjakovë një litër po shitet me vetëm 1 euro.
Pompa e karburantit “NS Oil” në Gjakovë ka lëshuar çmimin e naftës në 1 euro, duke e cilësuar këtë si “super-aksion”, shkruan gazetametro.net.
Këtë gjë e ka publikuar në Facebook edhe gazetari Berat Buzhala, duke thënë se ky biznes e ka lëshuar në këtë çmim sepse po do të fitojë 5-6 dhe jo 22 cent, si kolegët e tij.
Madje, ai ka akuzuar shtetin për pasivitet lidhur me mashtrimet që po bëjnë naftarët, duke hedhur akuza edhe nga MTI’ja dhe Autoriteti i Konkurrencës.
Sidoqoftë, më herët u raportua Autoriteti i Konkurrencës do të thërras për nesër një mbledhje urgjente ku do të kërkohet nisja e hetimeve për naftarët.
Ndryshe, Kosova është gati kampion në çmimin e naftës, pasi vetëm Shqipëria shet naftë më të shtrenjtë. Nafta në kursin global ka shënuar rënie të madhe, ndërkohë që në Kosovë çmimi i naftës ulet ngadalshëm./gazetametro.net.
Leave a Reply