Rruga Nacionale N2, Kaçanik-Hani i Elezit e hapur për qarkullim

Spread the love

Ministria e Infrastrukturës: Rruga Kaçanik-Han i Elezit e hapur për qarkullim

 

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga nacionale Kaçanik-Han i Elezit është e hapur për qarkullim.

“Ministria e infrastrukturës, njofton opinionin publik se që nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Hapjen për qarkullim të kësaj rruge e ka deklaruar për media ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Andaj ritheksojmë edhe një herë se rruga është e lirë për qarkullim rrugor të pa penguar” përfundon njoftimi.GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*