Gjilanasit bëhen llom mes vete në kafiteri, vazhdojnë pastaj edhe në spital

Spread the love

Një përleshjeje interesante ka ndodhur dje në Gjilan mes disa të rinjve për motive të ulëta.

“Me datën 19.12.2018, rreth orës 22:40, në kafiterin “Maroa” e cila gjendet në rrugën ”Muharrem Ibrahimi”, në lagjen “Dardania”, ka ardhur deri te konfrontimi fizik mes personave V.A.H-1999, F.H.R – 1997, Sh.M.I – 1995, A.A.M -1996, F.F.D -1996. Pas intervistimit të të dyshuarve dhe dëshmitarëve, si dhe sipas provave të gjetura në vendin e ngjarjes përfshirë edhe video incizimet dyshohet se deri tek përleshja apo rrahja ka ardhur si pasojë e motiveve të ulëta personale dhe sjelljeve të papërshtatshme dhe arrogante të manifestuara ndaj njëri tjetrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë zbatimit të dhunës fizike janë përdorur edhe mjete të forta me ç`rast të gjithë të involvuarit, kanë pësuar lëndime trupore duke kërkuar edhe tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës së qytetit.

Gjithashtu sulmet e ndërsjella fizike, të involvuarit i kanë vazhduar edhe brenda objektit të Emergjencës përderisa njësitet policore kanë arritur dhe marr situatën nën kontroll.

Sipas vendimit të prokurorit kujdestar kompetent të shtetit të gjithë personat në fjalë janë ndaluar në Qendrën e ndalimit policor për 48 orë dhe ndaj tyre iniciohet vepra penale “Lëndim i rëndë trupor” njofton Policia e Gjilanit./Plus Tv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*