
Një burrë në Prizren është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe një taksisti i cili ishte duke dërguar viktimën në familjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Prizren. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë dhe një viktime mashkull, shtetas të Shqipërisë (vozitësit të taksi) i cili ishte duke dërguar viktimën në familjen e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Leave a Reply