Shaqiri rikthen epërsinë e Liverpoolit ndaj Unitedit, vetëm dy minuta pas inkuadrimit në lojë

Spread the love

Kështu e lavdëron Shaqirin mbrojtësi Van Dijk

Liverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.

Liverpooli ka gjetur golin e epërsisë së dytë në derbin anglez ndaj Manchester Unitedit.

Është ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili ka shënuar për epërsinë 2-0 të Reds.

Goli i Shaqirit erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua pas një topi të rikthyer nga David De Gea.

Vlen të ceket se Shaqiri hyri në ndeshje vetëm në minutën e 70-të.

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda shtatë minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës, raporton Gazeta Express.

“Shaqi i madh u fut në ndeshje dhe kreu punën për ne”, tha Van Dijk pas ndeshjes.

“Ai është një lojtar fantastik. Ai e tregoi këtë që nga ndeshja e parë ndaj Manchester Unitedit në Amerikë. Ai është diçka më ndryshe dhe nganjëherë kjo e ndryshon lojën”, ishin këto fjalët e holandezit për Shaqirin. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*