Prokurori në pushim vjetor, shtyhet gjykimi për korrupsion
Për shkak të mungesës së prokurorit të shtetit, të hënën nuk është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për korrupsion, Millan Denda.
Në fillimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Hamdi Ibrahimi konstatoi mungesën e prokurorit të shtetit.
“Gjykata konsideron se në seancën e sotme prezantojnë i pandehuri, përfaqësues i palës së dëmtuar Arianit Koci, ndërsa mungon prokurori i shtetit për të cilën ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, dhe gjykata sot ka marrë informacione se prokurori i shtetit gjendet në pushim vjetor”, tha Ibrahimi.
Prokuror i këtij rasti është Feti Tunuzliu.
Millan Denda akuzohet se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke i tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore si menaxher i operativës në institucionin mikrofinanciar “KosInvest”, dega në Graçanicë.
Leave a Reply