Vedat Muriqi shënon gol në barazimin e Rizesporit ndaj Sivassporit

Spread the love

Muriqi shënon në barazimin e Rizesporit

Vedat Muriqi ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin turk.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovë ka shënuar edhe një gol me fanellën e skuadrës Rizespor.

Rizespor ishte duke pësuar humbje nga Alanyaspor në pjesën e parë, por Muriqi arriti ta barazonte rezultatin në 1-1.

Ishte minuta e 56-të e ndeshjes kur reprezentuesi i Kosovës shënoi gol me kokë pas asistimit nga Petrucci.

Goli ndaj Alanyaspor ishte i pesti këtë edicion për prizrenasin në Superligën turke.

Përveç golave të shënuar, Muriqi këtë edicion ka asistuar edhe tri herë për bashkëlojtarët e tij.

Në këtë takim portieri i Kosovës, Samir Ujkani e ndoqi ndeshjen nga banka rezervë. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*