Ish-shefi i policisë sekrete maqedonase ofron 1 milion euro garanci që të mbrohet në liri

Spread the love

Ish-shefi i policisë sekrete maqedonase ofron 1 milion euro garanci që të mbrohet në liri

Ish-shefi i policisë sekrete maqedonase ofron 1 milion euro garanci që të mbrohet në liriG

Ish-drejtori i policisë sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov, ofron pronë me vlerë prej 1 milion euro që të lirohet nga burgu i Shutkës, ku po e mban paraburgimin.

Mijallkovi ka ofruar tri prona të patundshme si garanci se nuk do të arratiset, por pala mbrojtëse nuk zbulon se për çfarë pronash bëhet fjalë, e as nëse është pronë e Mijallkovit, ose e ndonjë familjari ose mikut, ashtu siç shpesh dinë që të ofrojnë të akuzuarit në këmbim të lirisë.

Në ditët e ardhshme pritet që të miratohet vendim nëse Gjykata do ta pranojë garancinë e Mijallkovit dhe nëse do të del në liri.

Ndryshe, Mijallkov në Shutkë është që nga 20 nëntori. Paraburgimi i parë iu shqiptua për lëndën “Target-Fortesa”, ku Prokuroria Speciale Publike si dëshmi se do të arratiset nga Maqedonia ka ofruar shkresë nga Agjencia për Kundërzbulim Financiar se posedon 11 milionë euro, por në xhirollogari të huaja. Këtë pala mbrojtëse e ka mohuar dhe ka akuzuar për paraburgim të paligjshëm.

Dhjetë ditë më vonë PSP ka kërkuar që të shfuqizohet ai paraburgim, pasi që do të propozojë paraburgim të ri, por këtë herë për rastin “Perandoria”. Mijallkovi është ankuar edhe për këtë paraburgim, por Këshilli Penal e ka refuzuar ankesën e tij./Portalb/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*