Kosova gati për ushtri me përkrahjen e Amerikës, Serbia e tronditur

Spread the love

Image result for fsk

 

 

 

Se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje formimit të ushtrisë së Kosovës, u tha nga disa liderë, e së fundi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Amerika është përkrahësja më e madhe e formimit të ushtrisë së Kosovës ku përveç veturave që kanë ardhur së fundmi, pritet edhe një kontingjent tjetër që do të vijë si donacion.

Veseli deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe e njëjta do të votohet ditën e premte, transmeton gazetametro.net.
‘Drejtimi ynë si shtet është shumë i qartë, si komb, Perëndimi, Bashkimi Evropian, NATO, partneriteti shumë i veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ecim në këtë rrugëtim të përbashkët’, ka thënë Veseli.

Por, se Kosova ka përkrahjen e SHBA’së për formimin e ushtrisë, vërtetohet në një mënyrë edhe me flamujt e shumtë amerikan, të vendosur në sheshin e Prishtinës.

Ndryshe, dje Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, gjatë një mbledhje për gjendjen në Ballkan, tha se Kosova nuk po respekton procedura të caktuara për formimin e ushtrisë dhe se mund të ketë pasoja serioze nëse procedohet me formimin e saj.

Një ditë pasi ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett deklaroi se Kosova ka të drejtë ta ketë forcën e vet mbrojtëse, Vuçiq tha se është e qartë që “SHBA qëndron prapa shqiptarëve dhe se ata asnjëherë nuk kanë punuar vetëm”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*