Haxhiu: Haradinaj po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e rritjes së pagës së tij

Spread the love

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas paralajmërimeve të kryeministri Ramush Haradinaj, se nga e marta, të gjithë prokurorët specialë do të përfitojnë shtesa për punën e tyre në hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin.

Haxhiu: Haradinaj po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e rritjes së pagës së tij

Haxhiu ka thënë se Haradinaj po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e ngritjes së pagës së tij.

“Sipas i informacioneve që i kemi, kallëzimin penal që e kemi deponuar për vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj, për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Paralajmërimi i Haradinajt, për shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve special”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Për t’a dëshmuar të kundërtën prokuroria duhet të veproj menjëherë karshi shkeljes penale të Kryeministrit dhe ministrave që e kanë votuar atë vendim të paligjshëm”, ka shkruar tutje ajo.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*