Aktakuzë ndaj kryetarit të Novobërdës për keqpërdorim të pozitës

Spread the love

Aktakuzë ndaj kryetarit të Novobërdës për keqpërdorim të pozitës

Aktakuzë ndaj kryetarit të Novobërdës për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“I pandehuri si person zyrtar, në cilësinë e Kryetarit të komunës së Novobërdës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për personin tjetër juridik – Shoqatën e Gjuetarëve ‘’Kalaja’’, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe ka shkelur të drejtat e personit tjetër juridik – Shoqatës së Gjuetarëve ‘’Ujku’’, në atë mënyrë që Shoqatës së Gjuetarëve ‘’Kalaja’’, i ka dhënë në shfrytëzim dhe menaxhim tërë territorin e komunës së Novobërdës dhe një zyre në objekt të kësaj komune, duke i shkaktuar komunës dëm material në vlerë të përgjithshme prej 12 mijë e 200 euro”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime Ivanoviq, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. “Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta ndëshkojë me dënim meritor sipas Ligjit”/GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*