Ronaldo i kërkon Messit të transferohet në Itali: Shpresoj se do ta pranojë sfidën si unë

Spread the love

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi nga Real Madridi është njëra nga ngjarjet më të mëdha të vitit 2018.

Ronaldo i kërkon Messit të transferohet në Itali: Shpresoj se do ta pranojë sfidën si unë

 

Ylli portugez u largua nga Real Madrid pasi deklaroi se i pëlqente sfidat dhe me sukses e ka nisur vitin te Juventusi.

as largimit të tij nga Reali, rivaliteti mes tij dhe Messit është zbehur dukshëm pasi më nuk janë në të njëjtin kampionat.

Në një intervistë për LaGazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo e ka ftuar Messin të transferohet në Itali.

“A ka nevojë Messi më shumë për ty? Për mua jeta është një sfidë, më pëlqen t’i bëjë njerëzit e lumtur”.

“Dua që Messi të vijë në Itali një ditë. Unë shpresoj se ai do ta pranojë sfidën si unë, por nëse Leo është i lumtur në Barcelonë atëherë unë e respektojë atë”, deklaroi Cristiano Ronaldo.

33-vjeçari ka thënë se Messi është një futbollist dhe njeri fantastik, ndërsa insiston se në Itali nuk i mungon asgjë.

“Messi është një lojtar fantastik dhe një djalë i mirë, por mua nuk më mungon asgjë në Itali.

Kjo është jeta ime e re dhe unë jam i lumtur këtu”, u shpreh portugezi.

Më parë ka pasur spekulime nga mediat italiane se Messi dëshironte të luante në Serie A.

Interi ka qenë skuadra që gjithmonë ka ëndërruar transferimin e yllit argjentinas, ndërsa këtë verë edhe skuadra e Romës dhe presidenti i saj James Pallota publikisht bënë të ditur se do të dëshironin të nënshkruanin me Messin edhe pse ishin të vetëdijshëm se ishte një mision thuajse i pamundur.

E ardhmja e Messit nuk dihet, por argjentinasi gjithmonë ka deklaruar se karrierën do ta mbyll tek klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys në vendli

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*