Kompletohen ekipet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës, shorti hidhet të martën

Spread the love

Klubet si Feronikeli, Trepça’89,  Ballkani dhe Kika kanë kaluar tutje në çerekfinale, pas fitoreve në ndeshjet e 1/8-tës, duke iu bashkuar kështu Prishtinës, Ferizajt, Vëllaznimit dhe Dritës që siguruar dje kalimin tutje.

Feronikeli ka shënuar fitore si mysafirë kundër Dukagjinit të Klinës, me rezultat të thellë 4:0, ku të gjitha golat erdhën në pjesën e dytë.

Fitore bindëse ka realizuar edhe Ballkani që e ka mposhtur Gjilanin në shtëpi, me shifrat 3:0, ku golat erdhën në pjesën e parë.

Foto: KF Ballkani/Facebook

Trepça’89 arriti ta thyejë rezistencën e Flamurtarit vetëm pas vazhdimeve, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 0:0, edhe pse Flamurtari nga minuta e 60-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Andi Shalës.

Në vazhdime klubi mitrovicas u tregua bindës, duke shënuar tre gola dhe duke siguruar kalimin tutje në çerekfinale.

Trepça '89 kalon në çerekfinale të Kupës pas fitores në vazhdime ndaj FlamurtaritTrepça ’89 kalon në çerekfinale të Kupës pas fitores në vazhdime ndaj Flamurtarit

Në ndeshjen e fundit, Kika ka kaluar tutje pas penalltive, duke e mposhtur Istogun me rezultat 3:1, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras 2:2.

Tërheqja e shortit për çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën, më 11 dhjetor, në orën 13:00, në selinë e FFK-së.

Rezultatet komplete të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës:

Liria – Prishtina 0:4

Fushë Kosova – Ferizaj 1:2

Drita – Minatori 5:3

Besa – Vëllaznimi 0:0 – 2:3 (penallti)

Ballkani – Gjilani 3:0

Dukagjini – Feronikeli 0:4

Trepça’89 – Flamurtari 0:0 – 3:0 (vazhdime)

Kika – Istogu 2:2 – 3:1 (penallti)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*