
Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Burnley, me Xherdan Shaqirin që shënoi një gol në këtë takim.
1 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.
Vendasit kaluan së pari në epërsi në minutën e 54 përmes Corkut.
Megjithatë skuadra e Jurgen Kloppit u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar tre herë në vazhdim të ndeshjes.
Milneri barazoi shifrat ën minutën e 62 pas asistimit nga Origi.
Firmino shënoi pas shtatë minutash nga asistimi i Van Dijkut. Kurse golin e tretë e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 90+1 pas asistimit nga Salahu.
Në vendin e dytë, me tre pikë me pak se City, Liverpooli ka 39 pikë. Kurse Burnley në vendin e 19 ka 9 pikë.
Leave a Reply