Haradinaj: Nuk po thyejmë asnjë protokoll, vendimi për Ushtrinë është sovran

Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka dhënë detaje nga biseda me Sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg.

Haradinaj ka thënë se Stoltenberg, nuk ka thënë se a është për a kundër ushtrisë, raporton Indeksonline.

 

Sipas tij, edhe nëse nuk pajtohen të tjerët me vendimin për ushtrinë, Kosova është vend sovran dhe vet merr vendime.

“Nuk e thyen Kosova asnjë marrëveshje me NATO-n. Ne nuk po e thyejmë asnjë kusht me NATO-n. Nuk jemi të anëtarësuar në NATO. Edhe me kushtin që kurrkush kurrë nuk e pranon këtë, Kosova e merr vendimin e vet”, ka theksuar Haradinaj.

Disa pjesë nga fjalimi i tij:

NATO është e vendosur me mbrojtë paqen, sigurinë,  stabilitetin në Kosovë dhe nuk e vë në pikëpyetje misionin e vet për paqe.

Pastaj, ka protokoll të marrëdhënies me FSK-në në mandatin e ardhshëm.

Dhe ata thonë se nëse ju e ndërroni mandatin e FSK-së, na duhet më shqyrtu marrëdhënien tonë si NATO me FSK-në , ky është qëndrimi i tyre

Aryseja se mund të na duhet me shqyrtu është se anëtarët e NATO-së kanë mendime të ndryshme.

Nuk po thotë që janë për a kundër.

Kjo është, pozicioni i tyre. Është pozicion multilateral.

Kosova nuk është një herë për njëherë kandidat për me hy në NATO. Pra, nuk kem protokoll që thejmë, vendimi është sovran.

Edhe kush nuk pajtohet me këtë vendim, prapë Kosova e merr këtë vendim.

Për detyrë e kemi me ju tregu, po nuk presim unanimitet. Kur dojmë më apliku për NATO duhet vota, me ju shku ne derë.

Por, sot është ndryshe./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*