Policia jep detaje për aksidentin në Veternik ku mbetën të lënduar katër persona

Spread the love

Policia jep detaje për aksidentin në Veternik ku mbetën të lënduar katër persona

Policia jep detaje për aksidentin në Veternik ku mbetën të lënduar katër persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të mbrëmshëm në Veternik, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona.

Rreth orës 18:00, mbrëmë në Veternik të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ishin të përfshira pesë automjete dhe rezultoi me katër persona të lënduar.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa në raportin e Policisë bëhet e ditur se aksidenti dyshohet që ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. “Katër meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku kanë qenë të përfshira pesë automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës”, bëhet e ditur në raport./GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*