Ministri serb pret që Prishtina të heqë taksën me 17 dhjetor

Spread the love

Ministri serb pret që Prishtina të heqë taksën me 17 dhjetor

 

Ministri i Tregtisë dhe i Turizmit, Rasim Ljajiç ka thënë se koha kur Kosova mund të heqë taksat është 17 dhjetor.

Ai në një intervistë për televizionin serb ‘Pink’, tha se nëse  nuk heqet kjo tarifë, pasojat mund të jenë të afatgjate.

“Takimi i komisionit për anëtarësim të Kosovës në BE, i caktuar për 17 dhjetor, është mundësi që BE-ja t’ia bëjë të qartë Prishtinës heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të imoportuar nga Serbia dhe Bosnja”, ka thënë Ljajiç.

Ai ka shtuar se BE-ja është e vetmja që ka mekanizmat për të bërë presion dhe pezulluar këtë taksë.

“BE është e vetmja që ka mekanizmat jo vetëm për të krijuar presion, por edhe të kërcënojë më pezullimin e marrëveshjes për stabilizim dhe anëtarësim dhe vendime të tjera”, është deklaruar ministri serb./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*