Labinot Tahiri heq dorë nga pasaporta diplomatike dhe nga udhëtimet në shtetet e Europës

Spread the love

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Komisionerit për Politikë të Jashtme, Johannes Hahn, se nuk ka liberalizim vizash për kosovarët deri më 2020-ën.

Madje në një prononcim të tij direkt në llogarinë e tij në facebook, Labinot Tahiri i cili njëherit është performues i këngëve të shumta, ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga pasaporta e tij diplomatike, duke thënë se bashkë me të tjerat dokumentacione në të cilat posedon vizë udhëtimi për në Europë do t’i dorëzojë në ndonjë zyrë të Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

Deputeti Tahiri ka thënë se ky veprim i tij pason pas deklaratave te Johannes Hahn ndërsa pasaportave të tij ua ka bashkangjitur edhe ato të pjesëtarëve të familjes për tu solidarizuar me gjithë qytetarët e Kosovës për shkak të moslëvizjes së lirë jasht vendit.

Ai ka premtuar se ai do të jetë deputeti i parê që bashkē me familjen e tij që nga 1 janari i vitit 2019-të nuk do të zhvillojnë asnjë udhëtim në vendet e Europës derisa dhe gjithë qytetarët tjerë të Kosovës të gëzojnë liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

Veç këtij vendimi, Labinot Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë po ashtu që t’i bashkohen kësaj nisme për t’i dorëzuar pasaportat diplomatike si shenjë revolte ndaj mosheqjes së regjimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Më tej Labinot Tahiri, ka bërë thirrje për studentët që të organizojnë protesta për të kërkuar të drejtat e tyre për lëvizje të lirë, aktivitete në të cilat ka premtuar se do t’ju bashkohej edhe ai në cilësinë e deputetit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*