
Janë arrestuar nga Policia dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollimit të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Rasti ndodhi në fshatin Drobresh të Vitisë, të hënën në mbrëmje, bëjnë me dije autoritetet e rendit.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje, transmeton Plus Tv
Leave a Reply