Kosova ka veç edhe 3 ditë kohë të luftojë për viza

Spread the love

Kosova ka veç edhe 3 ditë kohë të luftojë për viza

Këshilli i Ministrave të vendeve të BE’së do të mblidhet me 6 dhe 7 të këtij muaji, për të vazhduar me agjendën e BE’së, pjesë e të cilës sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë Kosova.

Megjithkëtë, autoritetet kosovare po thonë në vazhdimësi se nuk duhet dorëzuar deri në ditët e fundit, dhe për këtë kanë zhvilluar takime me zyrtarë të BE’së, shkruan gazetametro.net.
E kjo luftë e Kosovës ‘deri në minutat e fundit’, mund të vazhdojë vetëm edhe pak ditë, pasi mbledhja do të mbahet më 6 dhe 7 të këtij muaji.

Ndërkohë, pikërisht kjo temë do të jetë në tavolinat e takimeve të sotme të krerëve kosovarë me komisionerin e BE’së, Johannes Hahn. Mësohet se atij do t’i kërkohet futja e Kosovës në agjendë.

Mirëpo, siç po raportjonë mediat, kjo do të ketë kosto, pasi në këtë rast Kosova do të duhet të heqë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, e cila është kërkesë e qartë nga Hahn por edhe BE’ja në tërësi.

Sidoqoftë, kryeministri Haradinaj e ka thënë edhe publikisht që u ka kërkuar zyrtarëve të lartë të BE’së futjen e Kosovës në agjendë pasi, siç ka thënë ai, shteti kosovar i ka plotësuar kriteret.

Se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim, e tha edhe Raportuesi për Kosovën në BE’së, Igor Sholtes, i cili javën e kaluar në Parlamentin Evropian kërkoi heqjen e vizave për kosovarët, i cili proces është bllokuar për shkak të rritjes së skepticizmit nga frika e një rritjeje të migrimit.

Ndryshe, në vazhdimësi është raportuar se vendet si Holanda, Franca, Gjermania dhe vende të tjera, janë skeptike për liberalizim të vizave për Kosovën./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*