Plaçkitjet në Prishtinë kthehen në shqetësim për qytetarët, kërkohen masa
Rastet e plaçkitjeve janë shtuar ditëve të fundit në Prishtinë.
Vetëm gjatë kësaj jave, kanë ndodhur dy të tilla, derisa njëra përfundoi me fatalitet. Katër persona të armatosur ia kishin mësyrë të martën kësaj shtëpie në lagjen “Veternik” të kryeqytetit. Pronari, i cili gjithashtu ishte i armatosur, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur njërin nga ta, raporton 038 në KTV.
Ndërsa të hënën, katër persona e kanë kryer grabitur një shumë parash në një nga bankat në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.
Tre prej të dyshuarve të maskuar dhe armatosur ishin futur brenda në bankë, kurse tjetri i priste në veturë, me të cilën pasi kryen vjedhjen arritën të ikin nga vendi i ngjarjes.
Këto, por edhe raste të tjera të plaçkitjeve janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Ata u bëjnë thirrje institucioneve të ndërmarrin masa për ulur numrin e vjedhjeve.
Qytetarët thonë se Policia po i arreston hajdutët, por pastaj po i liron. Sipas tyre, të arrestuarit për këto vepra duhet të mos lihen të lirë, pasi mund t’i shpeshtojnë vjedhjet.
Policia, në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë themeluar task forcën për të ndjekur grupet e hajdutëve në kryeqytet.
Në Policinë e Kosovës, nuk kanë pranuar të flasin për rezultatet. Vetëm kanë thënë se puna e task-forcës është duke vazhduar.
Për emisionin 038, nuk kanë qenë të gatshëm të deklarohen zyrtarë të këshillit komunal për siguri.kohanet
Leave a Reply