PACOLLI: BUSHIN E KUJTOJMË SI NJERIUN QË U KTHEU SHPRESËN SHQIPTARËVE

Spread the love

PACOLLI: BUSHIN E KUJTOJMË SI NJERIUN QË U KTHEU SHPRESËN SHQIPTARËVE

Ministri i Punëvë të jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm thellësisht pikëllues për secilin, vdekjen e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush.

“Secili nga ne e kujton Presidentin Bush si njeriun që i ktheu shpresën dhe besimin shqiptarëve të Kosovës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse jo e gjithë bota demokratike, ishte vendosmërisht në krahun tonë. Pas çmendurive dhe aventurave kriminale në Slloveni, Kroaci, BeH, më 1992 Bush i vendosi vijën e kuqe Serbisë, duke i tërhequr vërejejten se prekja e vijës së kuqe, Kosovës do të shënoj fundin e asaj ndërmarrje industriale kriminale të saj në hapësirat e ish Jugosllavisë. Përmendja e vijës së kuqe ishte inkurajim që ne të vazhdojmë drejt lirisë dhe pavarësisë. Secili prej nesh në Kosovë, ndjehet thellësisht i pikëlluar që sot Shtetet e Bashkuara humbën Presidentin e traditës së sakrificës dhe shërbimit ndaj atdheut dhe botës së lirë”, ka shkruar Pacolli përmes rrjetit social Facebook.

Ai tutje ka vlerësuar se pak kush në historinë madhështore të SHBA-ve sikurse Presidenti Xhorxh Bush, ka pasur nderin dhe privilegjin të njihet si hero i luftës së dytë botërore ku shërbeu si pilot, edhe pse, vazhdon Pacolli, për heroizmat e tij në luftë pothuaj ai nuk foli kurrë, student sportist, kongresmen, lider i partisë, diplomat i ditëve të para, drejtues i inteligjencës, Zëvendës President, President.

“Presidenti Bush bëri që rënia e një hegjemonie të kalbur sikurse Bashkimi Sovjetik, të mos i shkaktojë botës, atë çfarë kopjet e vogla sikurse Serbia përmes ish Jugosllavisë, mundën t’i shkaktojnë vuajtje e shkatërrime popujve në rajonin tonë. Xhorxh Bush viteve të fundit forcoi shumë miqësinë me Presidentin Bill Klinton, njeriun i cili dëboi Serbinë dhe Millosheviqin përtej vijës të cilën e kishte caktuar ai me 1992”, shkruan Pacolli.

“Presidenti Bush ishte një humanist i madh, që ndonëse në moshën e shtyrë, me entuziazëm dhe energji i bashkohej nismave humanitare në SHBA dhe përtej. Sot SHBA-të humben Presidentin model, qytetarin e madh, sot Kosova dhe bota e lirë, humbi njeriun i cili i ktheu shpresën në lirinë të cilën po e jetojmë sot”, thuhet në reagimin e tij.

Pacolli ka përfunduar duke thënë se ne humbëm mikun e madh të shqiptarëve, ngushëllime popullit amerikan, ngushëllime familjes Bush. RTK

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*