
Ivanoviq i dërgon selam Haradinajt: Po sillesh si sulltan
Në protestën e mbajtur nga serbët në veri të Mitrovicës ka folur edhe Milan Ivanoviq, që i ka dërguar edhe një mesazh kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt
Drejtori i Qendrës së për Shëndetësi në Mitrovicën e Veriut, Milan Ivanoviq ka thënë se i pari i Qeverisë së Kosovës po sillet si sulltan. E kjo sipas tij, është duke rrezikuar jetesën e serbëve të Kosovës.
“Ramush Haradinaj po sillet si sulltan. Po na vendos kushte të cilat po na rrezikojnë jetesën tonë”, ka thënë Ivanoviq.
Në veri të Mitrovicës është duke u mbajtur protestë për të kundërshtuar taksën prej 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Ndryshe, sot u konfirmuan dorëheqjet e kryetarëve të Leposaviqit, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubit Potokut dhë Zveqanit.
Leave a Reply