Vuçiç: Kemi humbur në luftë me Kosovën, Amerika për shqiptarët është edhe Nënë edhe Baba

Spread the love

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic ne nje intervise per RTS ka thënë se, ndonëse njerëzit mendojnë se Kosova ka qenë serbe me shekuj të tërë, nuk është e vërtetë. Në intervistën për televizionin publik serb, Vuçiqi tha se Serbia gjithmonë ka luftuar për Kosovën dhe gjithmonë ka humbur.

“Njerëzit mendojnë se Kosova është e jona nga kohërat e lashta, por kjo nuk përputhet me të vërtetën. Kemi pasur probleme, gjithmonë kemi luftuar për atë hapësirë dhe gjithmonë kemi humbur. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1991 kemi pasur vetëm 17 për qind të popullsisë tonë në Kosovë e Metohi, nga viti 1981 kemi qenë të rrezikuar. Para kësaj periudhe, numri [i serbëve] është rritur nga viti 1955, por më pas nisën presionet nga migrimi shqiptar. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe dhanë gjithçka për të vetin, shtetin e tyre shqiptar, e ne kemi qenë plotë kompromise, madje e kemi lëshuar edhe vendin. Të gjithë dëshironin të çlironin atë të veten edhe pse ajo ka qenë serbe. Kemi bërë gabime dramatike, nga të 90-at e tutje jo aq të dukshme, por në kuptimin e zhvillimit ekonomik kanë qenë të këqija”, ka thënë Vuçiqi duke folur për politikën serbe ndaj Kosovës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*