Thaçi flet për herë të parë për taksën 100 për qind, nuk thotë asgjë

Spread the love

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeu.

Pas këtij takimi, Pompeu kërkoi që Kosova ta heqë tarifën 100 për qind për produktet serbe.

Thaçi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së Zërit të Amerikës, nëse e shihte vendimin për tarifat si një qëndrim kundër bisedimeve me Serbinë apo kundër ideve të tij për korrigjimin e kufirit si rrugë e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, por e vuri theksin te nevoja e zgjidhjes së problemeve me Serbinë.

“Mendoj se vetë krijimi i rrethanave të reja dhe në Kosovë dhe në Serbi dhe në rajon, por edhe në botë – sepse bota ka ndryshuar, Evropa po ndryshon, rajoni ynë është në udhëkryq – shtojnë domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”.

Ai tha se Kosova duhet “ta heqë qafe një herë e për gjithmonë çështjen e Serbisë dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik, në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të mos humbim kohë ne tash e tri dekada, vetëm me Serbinë, Serbinë, Serbinë”.

L

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*