Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar dorëheqjet e sotme të kryetarëve të komunave serbe në veri.
Pas akademisë përkujtimore, i pyetur ngagazetarët, ai ka thënë se për këtë çështje do të prononcohet nesër, pasi sot ka detyra të tjera.
Kryetarët e katër komunave serbe në veri sot dhanë dorëheqje, duke thënë se ndërpresin çdo komunikim me Prishtinën zyrtare, pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Leave a Reply