POLITIKA Zv/ministri i FSK-së: Janë spekulime, FSK nuk ka shkuar në veri

Spread the love

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj lajmeve të mediave serbe, se FSK ka shkuar në veri, duke mohuar këtë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këto janë spekulime dhe propagandë nga Serbia, pasi FSK vazhdon angazhimet e saj të rregullta dhe në normalitet, duke respektuar Kushtetutën dhe mandatin ligjor, përcjell Bota sot.

“Kjo propagandë ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të lidershipit në Serbi”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Janë veç spekulime dhe propagandë, FSK nuk ka shkuar në veri

Duke parë spekulime dhe propagandë të vazhdueshme të lidershipit dhe mediave në Serbi, sidomos nga dita e djeshme, e bëj të qartë për opinionin se Ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje në veri të Kosovës.

Përkundrazi, MFSK, gjegjësisht FSK vazhdon angazhimet e saj të rregullta dhe në normalitet.

Ne respektojmë mandatin ligjor dhe Kushtetutes, ku përgjegjësitë reaguese në situata të tilla i takojnë Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Asgjë të vërtetë nuk ka nga këto spekulime dhe kjo propagandë.

Kjo propagandë ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të lidershipit në Serbi.

Mos bjerni pre e kësaj propagande!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*