Zyrtari i Vitisë lajmëron Policinë: Dikush vodhi 13 rrethojat e hapësirës ku hedhen mbeturinat

Spread the love

Hapësirat publike shpesh janë pre e keqbërësve, të cilët përpos që shkaktojnë dëme, edhe kryejnë vjedhje të rënda. E një rast i tillë është raportuar dje në komunën e Vitisë.

Sinjali mëson se ka qenë vetë zyrtari i Komunës së Vitisë, ai i cili ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë të ditur se mungojnë mbi 10 rrjeta metalike të cilat shërbejnë për rrethimin e hapësirës së vendit të destinuar për hedhjen e mbeturinave inerte.

Sipas burimeve, vlera e dëmit të shkaktuar është 2 mijë euro.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje’ dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.PlusTv.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*