Rrahman Jasharaj i dërgon porosi Kurtit nga protesta: Është turp të qëndrosh në Amerikë e të mos dilni para neve

Spread the love

Punëtorë nga të gjitha nivelet arsimore dhe nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur tek sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet për të protestuar.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot mbajti një protestë në kryeqytet me kërkesa si shtesën prej 100 eurove për punëtorët deri në miratimin e Ligjit për Paga, zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, pranimin e përvojës së punës gjatë viteve të 90-ta, etj.

“Mos na shpërfillni dhe hapna derën e dialogut social, pasi shqetësimet tona janë reale dhe të përbashkëta”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj tha se BSPK nuk është më e vogël dhe këtë madhështi ia jep SBASHK-u dhe sindikatat tjera.

“Qeveria sot e sheh se nuk po flet as Atdhe Hykolli, as Rrahman Jasharaj por punëtoria e Kosovës”, tha ai.

“Qeveria që po thotë se është e Kosovës le të tregohet se është e tillë…Ose do të bisedojmë për kërkesat tona ose do të shkojmë në grevë…”, u shpreh Jasharaj.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga protesta e BSPK-së, të realizuar nga fotografi i Telegrafi.com,

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*