Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Spread the love

Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham, ka bërë të ditur se Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Këtë, deputeti gjerman e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar edhe një pyetje që i ka bërë Qeverisë së Gjermanisë rreth asaj nëse do ta mbështeste Kosovën, nëse kjo e fundit do të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Si përgjigje, ka shkruar Abraham, Qeveria e Gjermanisë ka deklaruar se mbështet një gjë të tillë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, lidhur me një aplikim të mundshëm të Kosovës për anëtarësim në këtë institucion ka folur edhe presidentja Vjosa Osmani.https://ab5c036af864e82ef7aa01872f1a5c9a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Presidentja është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës por sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore.

“… Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme, iu është dashur kohë e ndryshme për pranim. Dikujt i është dashur 1 vjet e dikujt tjetër 5 vjet për anëtarësim. Ne po punojmë që me partnerët tanë kjo kohë të jetë sa më e shkurt”, ka thënë Osmani.

“Siç e dini më shumë se 2/3 e shteteve anëtarë të këshillit të Evropës e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe ne shpresojmë se këto do të votojnë në favorin tonë”, ka shtuar më tej ajo. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*